Dhjetra qytetarë kanë dalë për të gjashtën ditë radhazi në protestë për vrasjen e Klodian Rashës. Fillimisht janë mbledhur tek sheshi “Skëndërbej”, dhe më pas janë nisur për tek Kryeministria.
Ditën e sotme ndryshe nga ditët e tjera në protestë janë dhe familjarë dhe jo vetëm minorenë. Ndërkohë forcat e policisë kanë dalë në terren, por deri më tani nuk ka përplasje.