Sarandë- Mbrëmjen e kaluar janë sekuestruar 140 kg lëndë narotike.
Burime bëjnë me dije se sasia është sekuestruar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Sopik.
Droga është gjetur e futur në katër çanta dhe e braktisur nga trafikantët. Nga kontrolli i çantave janë gjetur 86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme.
Brenda këtyre pakove të mbështjella është parë se kishte lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa, e cila nga peshimi ka rezultuar një sasi prej 140 kilogramë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.