SHBA- Demokrati Joe Biden fitoi të hënën votimin shtet për shtet të Kolegjit Zgjedhor, që përcakton zyrtarisht presidencën në SHBA.
Bazuar në rezultatet e nëntorit, Biden fitoi gjithsej 306 vota të Kolegjit Zgjedhor kundrejt 232 të Republikanit Donald Trump. Kalifornia, shteti më i populluar i vendit, i dha zotit Biden 55 votat e saj elektorale, duke bërë që ai të kapërcejë zyrtarisht totalin e 270 votave, të nevojshme për të siguruar Shtëpinë e Bardhë.
Mesditën e 20 Janarit, 78-vjeçari Biden do të bëjë betimin në shkallët e Kapitolit si presidenti i 46-të i SHBA. Ai do të jetë udhëheqësi amerikan më i vjetër në moshë i zgjedhur ndonjëherë.