Elbasan- Ditën e sotme është hapur spitali Covid- 19 në Elbasan.
Minsitrja Manastirliu u shpreh se ky është spitali i parë rajonal COVID në vendin tonë dhe ka një kapacitet prej 81 shtretërish.
“Pamë të gjithë pavionet anti-Covid. Janë të gjitha shërbimet për të trajtuar qytetarët e infektuar. Janë 81 shtretër, që kanë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të të gjitha standardeve”, tha ministrja Manastirliu.