Tiranë- Kryeministri Rama ka ‘justifikuar’ veten dhe vizitat që bëri teksa ishte në Amerikë. U pa në një dyqan, por si qëndron e vërteta?
“Për pazarin tim meqë më keni parë duke bërë pazar në Amerikë. Kemi shkuar në New York 3 ditë para takimit se rregulli i shtetit të New York është karantinim 3 ditë para se të dalësh e të bësh ca ke për të bërë. Shkova tre ditë para , me mirëkuptimin e tyre nuk ishim komplet të burgosur, por s’më keni parë as tek Gucci as tek Çuçi, kam bërë foto në një dyqan bojërash kancelarie, edhe sikur te isha në dyqan tjetër nuk do ishte ndonjë krim”,– tha ai.