Tiranë- Familja e Klodian Rashës i kanë kërkuar kryebashkiakut Erion Veliaj që rruga ku mbeti i vrarë Klodian Rasha të marrë emrin e tij.
Kjo kërkesë është bërë nga dëshira e babait të Klodian Rashës, Qazim Rashës.
Veliaj gjatë një vizite në një banesë të rindërtuar në Kashar, u shpreh se javën tjetër propozimi do të shkojë tek Këshilli Bashkiak.