TIRANË– Fadil Allaraj, Efektivi i Policisë së Shtetit që u plagos në sy gjatë protestave të zhvilluara pas vrasjes së Klodian Rashës është nisur drejt Turqisë mensatën e kaluar. Lajmin e ka bërë me dije ministrja Ogerta Manastirliu dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët kanë publikuar edhe foto nga momenti ku bashkë me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ari Veliu, e kanë hipur në avion.
Allaraj do të kryejë një ndërhyrje të specializizuar në syrin të cilin e dëmtoi rëndë në protestë për shkak të një cope xhami. Pas kësaj ndërhyrjeje, siç shkruajnë edhe Manastirliu me Ramën, ekziston mundësia që efektivi të fitojë një pjesë të shikimit që humbi.
“Efektivi i plagosur i Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, fluturoi për në Turqi ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit në ndërhyrjen e parë, të mund t’i kthehet edhe një pjesë e shikimit,”- shkruajnë kryeministri dhe ministrja krah fotove.
Allaraj u plagos në ditën e parë të protestave. Një copë xhami përfundoi në syrin e policit pas përleshjeve me protestuesit dhe 36-vjeçari përfundoi në gjendje të rëndë në spital. Edhe pas përpjekjeve të mjekëve, nuk u bë e mundur që syri i efektivit të shpëtonte. Nga QSUT-ja mjekët deklaruan se i ishte shqyer kornea e syrit.