Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë është rrethuar këtë mëngjes nga forca të shumta policie. I gjithë segmenti rrugor pranë gjykatës është bllokuar me forca të shumta policie, pasi në gjykatë pritet të zhvillohet gjyqi për 27 persona që u arrestuan në aksionin e gjerë antidrogë të dy ditëve më parë. Ky aksion u përqendrua edhe në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit.
Të arrestuarit janë sjellë në gjykatë me 6 furgona policie me nga 4 ose 5 persona në furgon. Seanca për njohjen e masës vijon ndërkohë me dyer të mbyllura.