Shtohen hyrjet në pikën Kufitare të Kapshticës nga shtetasit që vijnë prej Greqisë. Në 24 orët e fundit 508 shtetas kanë hyrë nga Kapshtica së bashku me 160 mjete të tonazhit të rëndë.
Po ashtu me afrimin e festave të fundvitit, pritet që si gjithmonë të ketë një rritje të konsiderueshme të hyrjeve pavarësisht masave shtrënguese, kufizimeve dhe pandemisë.
Aktualisht pika kufitare e Kapshticës punon me 2 sportele teksa Greqia dy ditë më parë vendosi që të mbajë mbyllur këtë pikë me Shqipërinë deri më 7 janar. Ndërkohë nga Greqia shtetasit mund të hynë si këmbësorë drejt Greqisë, teksa lejohen edhe kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave.