Itali- Ka folur vajza e çiftit që u gjetën të coptuar në 3 valixhe. Ajo nuk ka pranuar të komentoj asgjë, pasi është në pritje të testit të ADN-së.
‘Nuk do doja të jepja asnjë koment deri në përfundimin e ADN-së. Po pres të më marrin për testin e ADN-së.’- është shprehur e reja.
Mediat italiane raportuan mbrëmjen e djeshme se dy kufoma të coptuara u gjetën në aksin rrugor Firenze- Pisa- Livorno. Autoritetet italiane bën me dije se kufomat u përkasin çiftit, Shpëtim dhe Teuta Pasho, nga Vlora. Çifti përkatësisht 54 dhe 52 vjeç janë zhdukur në 2015 dhe autoritetet po shqyrtojnë dosjen e zhdukjes së çiftit dhe çdo detaj që do i ndihmojë të gjejnë autorët e krimit makabër. Vajza e çiftit, Dorina ka lajmëruar se nëna e ka telefonuar 1 ditë para zhdukjes duke i thënë se nuk donin t’i kërkonte njeri.
Shpëtim dhe Teuta Pasho jetonin në Toskanë me fëmijët e tyre, ata ktheheshin çdo 3 muaj në Vlorë. Në mediat fqinje është raportuar se çifit mund të ketë pasur konflikte me të dashurën e djalit.