Presidenti Ilir Meta është pyetur për emërimet e reja në kabinetin qeveritar atë të Blendi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe të Milva Ekonomi ministre e Bujqësisë.
Meta tha se nuk do të donte të përgjigjej për këtë temë por premtoi se përgjigjja do jetë shumë e shpejtë.
“Nuk do dëshiroja të përgjigjesha për tema të brendshme, por jam njohur nga mediat me propozimet. Si President do duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigja do jetë më e shpejta e mundshme sa i takon kohës.
Lidhur me akuzat e Ramës për presidentin Meta, të cilin e ka cilësuar si nxitës të protestave dhe dhunës në vend, Kreu i Shtetit tha se nuk është një president tinëzar apo pallaço, që të organizojë protesta të tilla të dhunshme”, tha Meta.