Tiranë- Në seancën plenare të ditës së sotme u depozitua në Kuvend projektligji për blerjen e vaksinës anti- COVID-19. Në këtë projektligju përcaktua që të blihet vaksina kur të dal në treg, marrëveshje kjo e lidhur me kompaninë “Covax’.
Në projektligj përcaktohet qartë se 1 milionë e 140 mijë vaksina do të blihen për 3.9 milionë dollarë që do të paguhen nga buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
“Për Shqipërinë, anëtarësimi në këtë Aleancë dhe prokurimi i vaksinës nëpërmjet këtij mekanizmi ofron një vaksinë të sigurt dhe të certifikuar. Gjithashtu, kjo alternativë është më fleksibël dhe nuk ka kosto shtesë për shtetin shqiptar (kostoja finale është e njëjtë). Qëllimi i COVAX-it është përveçse prokurimi i një vaksine të sigurt kundër COVID-19 edhe sigurimi i kësaj vaksine te të gjitha shtetet, pavarësisht ekonomisë së tyre”.
COVAX drejtohet nga OBSH dhe ka për qëllim që deri në fund të vitit 2021 të shpërndajë 2 miliardë doza vaksinash në të gjithë botën.