Durrës- Një shpërthim me bonbol gazi ka hedhur në tokë një shtëpi private në Durrës. Banesa e Fetah Barotit është shkatërruar totalisht, ndërkohë që këtë të fundit e kanë zënë inertet brenda.
Në pajet e publikuara nga Balkanweb duket soleta e shtëpisë e rënë përtokë.
Bëhet me dije se bombola e gazit ishte lënë e hapur dhe ishte shpërndarë në të gjithë banesën, në momentin që kryefamiljari kishte ndezur dritën shtëpia kishte shpërthyer duke shkatërruar gjithçka.
Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur edhe shpëtimin e zotit të shtëpisë.