Tiranë- Në seancën e sotme plenare, Kujtim Gjuzi nga foltorja e Kuvendit ka reaguar në lidhje me vrasjen e 25- vjeçarit, Klodian Rasha, nga oficeri i policisë më 8 dhjetor.
Gjuzi ka bërë akuza të forta për natën e vrasjes së Klodian Rashës, ku shprehet se efektivët e policisë atë natë kanë qenë të droguar.
“Në këto kushte ju keni një juntë ushtarake me 13 gjeneralë. E përshëndes gjeneralin për dorëheqjen. Familja Rasha u tregua dibranë të vërtetë që si pranuan lekët. Kanë qenë të droguar të gjithë atë natë të gjithë skuadra. Ju jeni të gjithë vrasës me ndonjë përjashtim të vogël”, u shpreh ai.