Deputetja e Partisë Socialiste, njëkohësisht e propozuara për ministre të Bujqësisë, Milva Ekonomi e ka konsideruar një përgjegjësi shumë të madhe emërimin në këtë post. Në fjalën e saj të parë pas këtij propozimi, Ekonomi tha se tashmë është në dorë të presidentit për dekretimin e saj.
“Është përgjegjësi e madhe, kështu që më duhet bashkëpunim, më duhet të kuptojë, më duhet më shumë siguri. Sa për dekretimin kjo është detyrë e presidentit. Unë pres”, tha Ekonomi.