VLORË– Më shumë se 30 adoleshentë janë përfshirë ditën e sotme në një sherr masiv me thika në qytetin e Vlorës.
Të rinjtë kanë terrorizuar qytetarët të cilët ishin në ambientet pranë pasi ishin dëshmitarë të një skene të frikshme. Menjëherë është lajmëruar policia, ndërkohë që në vendngjarje arritën dhe forcat ‘Shqiponja’ të cilat u vunë pas në kapje të të rinjve.
Nga sherri nuk ka pasur asnjë të lënduar ndërkohë që policia ka shoqëruar disa prej tyre në komisariat. Ende nuk bëhet e ditur arsyeja se përse nisi ky sherr kaq masiv i të rinjve.
Mësohet se grupi i adoleshentëve ka qenë problematik disa herë ndërsa ky është sherri më masiv mes të rinjve kohët e fundit.