Edi Rama nuk u gjend në Parlament për fjalën e Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Rama ka preferuar që të mos shkojë në sallën e parlamentit, së bashku me një pjesë të qeverisë së tij.
Nuk dihet arsyeja e mungesës së Ramës, por duket se fjalimi i Osmanit me mesazhe kundër projekteve të Edi Ramës dhe qëndrimeve të tij, për minishengenin, apo marrëdhëniet me Serbinë, ka shtyrë Ramën të mos ka bërë që kreu i qeverisë shqiptare të mos shkojë për ta dëgjuar fjalimin e Presidentes së Kosovës.