Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar për mungesën e kryeministrit Rama në parlament gjatë kohës kur Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti një fjalim domethënës.
Paloka thotë se ky ishte një bojkotim nga ana e Ramës si një akt i turpshëm dhe i shëmtuar që s’ka ndodhur kurrë më parë në Shqipëri.
Sipas Palokës, edhe ky akt e ka shtyrë Ramën ta bojkotojë Osmanin prej atyre që i konsideron partnerë në Ballkan.
Nënkryetari i PD konstaton se Rama ka tradhëtuar vlerat e kombit për të disatën herë dhe kjo gjë s’mund të falet.