Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar emërimin e Bledi Çuçi si ministër i Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.
I ftuar në emisionin “Open”, Balla u shpreh se Çuçi është më i miri që mund të zgjidhej për postin, pasi e njeh mirë pushtetin vendos, si pjesë e grupit që hartoi reformën territoriale.
“Më i miri që njeh pushtetin vendor. Kemi marrë ministrin me eksperiencën më të mirë që ka bërë reformën territoriale. Ka drejtuar këtë proces. Bledi këtë punë do ta bëjë më së miri. Më vjen mirë që sulmet e opozitës nuk kanë pasur asnjë argument kundrejt tij,”-tha Balla.