Durrës- Janë hapur sërish aplikimet për të dëmtuarit e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Burime bëjnë me dije se aplikimet u hapën pa u dhënë asnjë lajmërim publik, dhe kanë nisur nga dita e djeshme në orë 19:00 dhe do të mbyllen ditën e sotme në orën 18:00.
Bashkia e Durrësit hapi aplikimet për qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan në tërmetin tragjik ose banesat që kanë marrë dëmtime të lehta.