Durrës- Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë dy porotestues të cilët u arrestuan pasi ishin pjesmarrës në protestën që u zhvillua për vrasjen e Klodian Rashës.
Dy protestuesit që u lanë të lirë janë Artion Bajrama dhe Shyqo Metollari.
Sipas gjykatëses ata ishin arrestuar në mënyrë të paligjshme, ndaj u morë vendimi për t’u lënë të lirë.
“Gjykata konstatoi me kërkesën tonë pasi shqyrtoi provat se arrestimi i tyre ishte i paligjshëm, sepse ato nuk janë organizatorë të tubimit, kanë integritet moral dhe qytetar dhe në këto kushte arrestimi u konsiderua i paligjshëm dhe nga gjykata u vendos lirimi i menjëhershëm i tyre dhe mos marrja e asnjë mase tjetër sigurie.”- tha avokatja.
Ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë edhe për 2 protestuesit e tjerë që morën pjesë në protestat e mbajtura në qytet për vrasjen e 25- vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë.