Tiranë- Genc Sejko i konsideruar në rrjetet sociale si “njeriu i memeve” tha në emisionin “As pro, as kundër” në ABC se protestat për vrasjen e Klodian Rashës sollën një reagim qytetar. Ai deklaroi se kur ishte në prokurori ka deklaruar se do të ishte krenar nëse do të ishte ai organizatori ndërsa ironizoi VIP-at se u shqetësuan më shumë për pemën se për jetën e një 25-vjeçari.
“Nuk jemi ende në ato nivele. Ajo që ndodh ka efekt te ne. Ka njerëz që kur më takojnë thonë pse vjen nga Londra ti për këto. Protestat e fundit ishin spontane. Edhe pse ata që kishin njëfarë profili në rrjetet sociale e mbështetën. Kur isha në prokurori thashë po të isha organizatori do krenohesha me to. Ata që e konsiderojnë veten VIP u shqetësuan më shumë për pemën dhe për semaforin se për jetën e një 25-vjeçari.”, deklaroi ai.
Marrë nga ABC NEWS