Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët, me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi se mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhet të ketë ndarje. Osmani bëri thirrje për bashkëpunim ndërmjet vendeve, në mënyrë që t’i shërbejnë qytetarëve.
Gjatë fjalës së saj, presidentja në detyrë theksoi se Shqipëria duhet të dënojë genocidin serb në Kosovë, pasi sipas saj nuk duhet lejuar që të mohohet sakrifica për liri e kryer nga qytetarët e Kosovës. Osmani thekson se pa u vendosur drejtësia për luftën e UÇK-së, Ballkani sipas saj nuk do të jetë në paqe.