Vihet në pranga 18- vjeçari për vrasje nga pakujdesia, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër. Sekuestrohet arma e gjahut tip çifte, me të cilën autori i dyshuar , nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 27- vjeçarin.
Ja njoftimi i plotë i Policisë:
Dibër
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Maqellarë.
Vihet në pranga 18- vjeçari për vrasje nga pakujdesia, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër. Sekuestrohet arma e gjahut tip çifte, me të cilën autori i dyshuar , nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 27- vjeçarin.
Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në “Kodrat e Obokut”, Maqellarë ku humbi jetën shtetasi G. K., 27 vjeç.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. GJ., 18 vjeç, banues në Maqellarë, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. M., 23 vjeç, pasi arma me të cilën është kryer qitja, i përket këtij shtetasi të cilën e mbante pa lejen e organeve përkatëse.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore , ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur rreth orës 13.00, datë 17.12.2020, kishin dalë në “Kodrat e Obokut” për piknik, duke marrë me vete dhe një armë gjahu. Gjatë kohës që shtetasi R. Gj., ka bërë qitje ka plagosur aksidentalisht me pasojë vdekjen 27-vjeçarin.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprat penale ” Vrasja nga pakujdesia”, e ,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë dhe sportive”