TURQI- Një tragjedi ka ndodhur në një spital COVID në Gaziantep të Turqisë, ku shpërthimi i një bombole oksigjeni raportohet se i ka marrë jetën 9 pacientëve që po merrnin ndihmë mjekësore.
Shpërthimi ka ndodhur në një spital privat, ndërsa përveç viktimave ka edhe disa të plagosur. Mediat turke raportojnë se pacientët e tjerë që ishin të shtruar në këtë spital, janë transferuar me urgjencë në spitale të tjera dhe ndodhen në kujdesin intesiv.
“14 pacientët e tjerë që ishin në kujdesin intesiv u transferuan në spitale ku po marrin trajtim intesiv. Një hetim ligjor dhe administrativ ka nisur për këtë çështje”-thuhet në reagimin e autoriteteve turke. Deri më tani nuk ka një shkak të qartë pse bombola ka shpërthyer duke iu marrë jetën 9 pacientëve të cilët kanë vdekur për shkak të flakëve.