Protesta në Shkodër është mbyllur në mënyrë paqësore. Afro 100 persona u mblodhën paraditen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, për vrasjen e Klodian Rashës.
Qytetarët që bënë thirrje për drejtësi dhe shkarkimin e Ardi Veliut janë shpërndarë pas pak kohësh. Në ndryshim nga protesta e kaluar pjesëmarrja ishte minimale dhe tubuesit nuk marshuan nëpër rrugët e qytetit.