Kryeministri Edi Rama tha se asnjë familje nga Bashkia e Shijakut nuk do të jetë më në çadër deri në natën e Krishtlindjeve. Këtë premtim kreu i shtetit e ka dhënë pasi i dorëzoi çelësat e shtëpive të reja disa familjeve të prekura nga tërmeti i një viti më parë.
Kryeministri ishte dhe në banesën e një familje demokrate, me të cilët ka shkëmbyer batuta. Rama kritikoi lyerjen e banesës të bërë nga specialistët duke thënë: këta janë demokratë këta si t’ja vesh ashtu e mbajnë. Rama nuk u ndal ne thumbat e tij duke thënë: këta demokratë e Shijakut i duam shumë, mezi i kemi.