Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar raportin e përvitshem të nxjerrë nga UNDP për Indeksin e Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë.
Për Bashën, ky raport referuar Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes.
Raporti i Bashës
Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index ) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes. Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Ështē koha për ndryshim.