Ish kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 komentoi rastin e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga polici Nevaldo Hajdaraj dhe nxori defektet por edhe gabimet e bëra nga policia, si në gjykimin e ngjarjes, ashtu edhe në komunikatën e shpërndarë për publikun.
“Kjo është ngjarje padyshim e rëndë, aq më tepër kur implikohet policia. Cdo punonjësi i shkakton tronditje të thellë se nuk duhet të ndodhë. Ajo ngjarje u menaxhua keq nga policia. Policia duhet të tërhiqej nga veprimet hetimore kur i përfshirë është një polic, në këto raste thirret prokurori me delegim punonjësve të SHCBA. Këto gjëra nuk u bënë, pati një çoroditje nga policia, që duket si tentativë për të fshehur diçka. Komunikata e vetme që duhet të jepte ishte komunikata e vrasjes, përfshirja e policit dhe faktin që po e heton një prokuror. Këtu u dha komunikata dhe u cilësua si vrasje në kapërcim të mbrojtjes ekstreme, akuza ishte e paduhura.”