Angli- Qindra doza të vaksinës së “Pfizer” janë prishur pasi një frigorifer nuk u mbyll si duhej në një klinikë në Northamptonshire.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në spital po mbaheshin 975 doza të vaksinës anti-COVID, të cilat duhet të mbahen në minus 70 gradë.
Ndërkohë që ende nuk dihet sesa janë prishur dhe sa të tjera kanë mbetur për të vaksinuar stafin mjekësor dhe të moshuarit. Po ashtu ende nuk janë bërë me dije se përse janë prishur dozat e vaksinës.