Burime për Alba News bëjnë me dije se disa anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë shoqëruar ditën e sotme në komisariatin Nr.1 Tiranë.
Ata janë Astrit Seranaj, Ergys Mertiri, Donald Martini dhe Gentjan Hasani. Fillimisht është shoqëruar Astrit Seranaj dhe më pas 3 të tjerët.
Diçka të tillë e konfirmon dhe aktori Neritan Liçaj. Ai shkruan se Policia ka shoqëruar 4 anëtarët pa asnjë arsye.