Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi denoncon se aktivistët e AMT që janë shoqëruar në komisariatin nr.1 të Policisë në Tiranë janë dhunuar.
Sipas Vokshit, përveç dhunës aktivistëve i janë fshirë nga celularet pamjet që kishin regjistruar gjatë ndalimit.
Më tej ajo theksons e Policia nuk ka reflektuar as me dorëheqjen e Llesahjt teksa shton se ky është një akt i shëmtuar ndaj shoqërisë civile.
STATUSI NGA ALBANA VOKSHI
Ndalimi i paligjshem i aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit është treguesi i radhes se ne policine e shtetit ka segmente qe vazhdojne te dhunojne qytetaret dhe te drejtat e tyre.
Sot ne mbremje jane shoqeruar ne komisariatin nr 1 drejtues te aleances per mbrojtjen e teatrit. Pa asnje arsye, duke i dhunuar dhe fshire nga celularet pamjet qe kishin mundur te regjistronin gjate ndalimit te dhunshem. Anetaret e aleances: Ergys Mertiri, Titi Seranaj dhe Donadl Martini jane shoqeruar nderkohe qe dy prej tyre jane ende brenda komisariatit nr 1 ne kryeqytet.
Ky akt i shemtuar dhe i rende per aktiviste te shoqerise civile qe per muaj dhe vite me radhe kane demonstruar forcen e nje proteste paqesore sic ishte ajo per mbrojtjen e teatrit eshte deshmi e qarte se segmentet politike ne policine e shtetit jane aktive dhe ne dispozicion te terrorit qe perpiqet te mbjelle ne opinion kryeministri Rama.
Eshte e qarte qe as doreheqja e Lleshajt nuk ka ndikuar ne perdorimin e poliicse si vegel qorre e tekave te kryeministrit i cili jo me larg se dje edhe nje here shprehu mbeshtetjen per drejtorin e pergjithshem te policise dhe ato struktura qe manipulian vrasjen e te riut Rasha dhe dhunuan per dite me radhe te rinjte protestues ne kryeqytet.
Ky eshte modeli me i shemtuar i nje policie qe duhet te jete ne krah dhe ne mbrotje te qytetareve.
Cdo dite e me shume nuk gjen qytetare qe e shohin policinë si mbrojtes por tashme e konsiderojne xhelat ne duar te Edi Rames qe dhunon cdo kend qe mendon kunder tij.
Boll eshte boll. Shqiperia ka nevoje per ndryshim!