Dy ditë pasi mori detyrën si Ministër i Brendshëm, Bledi Çuçi, vizitoi sot familjen Rasha, të cilës ju vra nga polici djali, Klodiani.
Në këtë vizitë ngushëlluese Ministri Çuçi shoqërohej nga kreu i SHÇBA Muhamet Rrumbullaku dhe zëvendësdrejtori i policisë Albert Dervishaj.
Prokuroria kërkon ndihmën e ekspertëve gjermanë
Krahas ekspertëve shqiptar në zbardhjen e vrasjes se Klodian Rashës Prokuroria shqiptare ka kërkuar edhe ndihmën e ekspertëve të huaj.
Një ditë më parë në mbledhjen e përbashkët që u bë ne Prokurori në drejtim të prokurorit Ardian Braho, ishte i pranishëm dhe një ekspert gjerman.
Për rreth tre orë përfaqësues të SHÇBA ku ishte i pranishëm edhe kreu i saj Muhamet Rrumbullaku si dhe eksperti gjerman kanë analizuar gjithë konkluzionet e ekspertizave te mbërritura në lidhje me mënyrën e vrasjes së 25 vjeçarit si dhe kanë marrë përsipër të japin një ekspertizë më të specializuar sa i takon armës së gjetur ne vendngjarje, për ta dërguar edhe ne laboratorët më të fuqishëm në shtetin e tyre.
Kjo përgjigje e cila pritet të vijë së shpejti do të finalizojë edhe punën e Prokurorisë ,e cila do e dërgojë dosjen në gjyq, për Nevaldo Hajdarin me akuzën përfundimtare.
Pjesa më e madhe e ngjarjes është fiksuar nga kamerat e sigurisë por e paqartë për hetuesit është gjetja e armës pasi vendi ku kjo është gjetur është e pambuluar me kamera.
Për të gjetur se kujt i përket ajo dhe rrethanat e gjetjes së saj aktualisht hetuesit janë të fokusuar te provat shkencore që ka pistoleta.
Fillimisht u mendua se ajo i përkiste 25 vjeçarit por nga këqyrja e deritanishme nuk kane rezultuar se nuk janë as gjurmët e viktimës dhe as të autorit.