Presidenti Donald Trump ka kritikuar vendimin e qeverisë në Britaninë e Madhe, për të vendosur kufizime të reja përpara Krishtlindjeve. Me anë të një postimi në Twitter ai është shprehur se ky nuk është një vendim i duhur.
‘Ne nuk duam të kemi bllokime. Kurimi nuk mund të jetë më i keq se vetë problemi,“-ka shkuar ai.
Postimi i plotë:
Kryeministri Boris Johnson njoftoi ditën e djeshme se Londra dhe pjesë të Anglisë juglindore do të izolohen, për shkak të mutacionit të ri të Covid-19 që është shfaqur në Britaninë e Madhe. Masat e reja, të cilat prekin 18 milion njerëz, nënkuptojnë që të gjitha bizneset jo-thelbësore duhet të mbyllen dhe banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi deri në 30 dhjetor. Ndërkohë, Presidenti Donald Trump është shprehur në mënyrë të përsëritur se ai është kundër vendosjes së një bllokimi tjetër mbarëkombëtar për të shpëtuar ekonominë dhe bizneset.