TIRANË– Sot nis shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët. Të gjithë të moshuarit do të marrin 5 mijë lekë më shumë me rastin e festave të fundvitit. Shpërndarja e shpërblimeve do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore duke nisur që sot deri më datë 31.
Ka qënë vetë kreu i ISSH-së, Astrit Hado, ai që ka dhënë detaje lidhur me mënyrën e procedimit duke dhënë datat se kur merret shpërblimi sipas kategorive. Nga bonusi i fundvitit do të përfitojnë 677 mijë qytetarë për të cilët qeveria ka akorduar një fond prej 34 milion dollarësh.
Grafiku i shpërndarjes së shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2020
• në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;
• në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;
• në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;
• në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;
• në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;
• në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;
• në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;
• në datat 29 – 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;
• Shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.
Përveç pensionistëve, pritet që t’u kalohet edhe një shpërblim prej 25 mijë lekëve të reja efektivëve të Policisë së Shtetit për shkak të angazhimit që kanë patur përgjatë muajve të fundit me protestat por edhe me menaxhimin e pandemisë së koronavirusi. Shpërblim është akorduar edhe për punonjësit e transportit, me nga 10 mijë lekë të reja.