Berat- Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kërcënoi me mjete të forta një person.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “30 Vjetori”, te tregu i mallrave të përdorura, ka kanosur për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike).
32-vjeçari, kur ka parë policinë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 32 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “30 Vjetori”, te tregu i mallrave të përdorura, ka kanosur për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike).32-vjeçari, kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.