BRAZIL– Një teori e re për ata që kryejnë vaksinat anticovid është thënë nga presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro i cili është kundër vaksinave që prodhohen në kompanitë amerikane.
Ai është shprehur se vaksina Pfizer-BioNTech mund t’i kthejë njerëzit në krokodila ose zonja me mjekër.
“Në kontratën e Pfizer thuhet shumë e qartë: “ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë efekt anësor”. Nëse kthehesh në një krokodil, është problemi yt. Nëse bëheni mbinjerëzorë, nëse një gruaje fillon t’i rritet mjekra ose nëse një burrë fillon të flasë me zë femëror, ata nuk mbajnë përgjegjësi “, tha presidenti Bolsonaro.
Presidenti është shprehur gjithmonë kundër vaksinës anti covid, edhe pse vendi po i nënshtrohet kësaj proçedure duke qënë se ka raste shumë të larta infektimesh.