Vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i policisë ka bërë që qeveria të miratojë një akt normativ që i vjen në ndihmë familjarëve të viktimës së shkaktuar nga arma e policisë. Në aktin normativ thuhet se qeveria iu jep pension sa 8-fish i ndihmës sociale.
“Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të familjes, përcaktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit”, thuhet në aktin normativ të miratuar nga qeveria Rama.