“Vaksina anti-Covid tashmë është ‘ari’ i lëngshëm i vitit 2021 dhe mafia e organizatat e tjera kriminale janë tashmë të përgatitura ta vjedhin atë”.
Ky është alarmi i ngritur nga Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit. Juergen Stock, “Ne do të shohim sulme mbi dërgesat e dozave dhe vjedhje në depot me stoqe, korrupsioni do të jetë i shfrenuar në shumë vende për ta marrë më shpejt këtë pasuri të çmuar,” tha ai.
Ndërkohë pak ditë pasi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit Sars-CoV-2, një variant i ri i tij, edhe më përhapës, ka shkaktuar alarm në Europë dhe botë. Vendet evropiane kanë vendosur ndalesa udhëtimi ndaj Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit. Irlanda, Gjermania, Franca, Italia, Holanda dhe Belgjika i kanë ndërprerë fluturimet.
Masat variojnë dhe aktualisht janë afatshkurtra.