Zbardhen detaje të reja nga super-operacioni ndërkombëtar “ATOS”, të zhvilluar në katër shtete të ndryshme, ku u sekuestruan 232 kg kokainë dhe u arrestuan gjashtë shtetas shqiptarë.
Në mes të arrestuarve janë edhe dy nipërit e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazan dhe Fjoralb Rraja.
Dy nipërit e deputetit të PS janë drejtues të një grupi të strukturuar kriminal, që merret me trafik kokaine nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës e Gjermanisë.
Lënda narkotike dyshohet se fshihej në kontenierë, në trup të tyre ose në arkat me banane. Ndërkohë, për të humbur gjurmët, ky grup kryente vjedhje me armë të kontenierëve ose të bananeve, kur futeshin në dhomën e pjekjes.