Vajza që shihni në foto është Elona Kalesha, ish-e dashura e djalit të çiftit Pasho nga Tragjasi i Vlorës, që u gjet i masakruar në Itali.
Mësohet se ditën e sotme policia italiane vuri në pranga 36-vjeçaren në Firence. Arrestimi i saj është bërë me urdhër të lëshuar nga prokurorja Ornella Galeotti. Sipas urdhër-arrestit të prokurores, Elona akuzohet për vrasje, fshehje të krimit dhe masakrim të trupave.
Ndaj ish-të dashurës së Taulantit, rëndojnë akuzat për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve, Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç.
Trupat e çiftit Pasho u gjetën të shpërndarë në katër valixhe pranë burgut të Soliçianos në Firence të Italisë, pesë vite pas zhdukjes. Dyshja u zhdukën ditën që djali i tyre la qelinë e burgut, dhe u mungonin të gjitha sendet personale bashkë me 40 mijë euro që Shpëtimi kishte përfituar si dëmshpërblim pas një aksidenti në Shqipëri.
Taulant Pasho u gjet, dhe është sërish në burg në Zvicër. Ditën që ai u lirua nga burgu në Itali, Elona priste prindërit e tij në mënyrë që të gjithë bashkë t’i uronin mirëseardhjen nga burgu.