TIRANË– Magjistrati Altin Binaj është betuar para presidentit Ilir Meta, duke u bërë zytarisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ceremonia nisi në orën 12:30 në ambientet e Presidenës, pasi mori votëbesimin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë pak ditë më parë.
Në seancën e shkuar plenare, ai u zgjodh anëtari i pestë i Kushtetueses, ndërkohë që duhet edhe një tjetër që Gjykata të bëhet funksionale. Bashkë me Binajn, Gjykata Kushtetuese ka edhe 4 anëtarë të tjerë; Vitore Tushën, Elsa Toskën, Marsida Xhaferllarin dhe Fiona Papajorgjin.
Ndërkohë që ditën e sotme pritet të mblidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe të diskutojë sërish lidhur me çështjen dhe më pas të dërgojë emrat në Presidencë për të plotësuar edhe vendin e gjashtë bosh në Kushtetuese. Sot KED do të intervistojë kandidatët Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo, për të plotësuar edhe kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh.
Gjykata më e lartë në vend, ajo Kushtetuese Kushtetuesja duhet të ketë 9 anëtarë në total, por plotësimi i tre anëtarëve të fundit pritet të ndodhë pas plotësimit të vakancave të Gjykatës së Lartë, e cila edhe ajo nuk është funksionale.
Po ashtu edhe ambasadorët ndërkombëtarë në vendin tonë kanë bërë thirrje për plotësimin e vendeve bosh në Kushtutese brenda vitit.