Luigi Soreca: Sot Z. Altin Binaj është betuar nga Presidenti Ilir Meta, si Anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë punë të mbarë. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës tani është brenda mundësive, falë përpjekjeve të kombinuara të të gjithëve shqiptarëve. Tani i takon KED-së të finalizojë pa vonesë listat për Anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për bisedimet e pranimit të Shqipërisë në Europë.