Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka cilësuar si një ngjarje që ka hedhur mjegull mbi punën e Policisë së Shtetit dhe që tashmë po shpërndahet.
I pyetur për pistoletën e gjetur, Çuçi tha se nuk e ka ndjekur mirë si ngjarje, duke qenë se nuk ka qenë në interesin e tij, ndërkohë që pranoi se po hetohen deklaratat e Policisë së Shtetit. Ai pranoi gjithashtu se është kërkuar ardhja e ekspertëve gjermanë për pistoletën e gjetur që u aludua të ishte e Klodian Rashës.
“Hodhi një mjegull në punën e mirë që ka bërë Policia e Shtetit. Tashmë ajo mjegull po shpërndahet. Policia e Shtetit ka bërë një punë të mirë në sigurimin e provave shkencore. Atë pjesën e pistoletës nuk e kam ndjekur sepse nuk ka qenë në interesin tim që ta ndjek. Po hetohet mbi deklaratat e Policisë së Shtetit, nëse ka pasur një qëllim për fshehjen e ngjarjes. Është kërkuar ardhja e ekspertëve gjermanë,”- tha Çuçi.