Tiranë- KED vendosi që sot të miratohet raporti përkatës mbi listën përfundimtare të renditjes, i cili do t’i dërgohet më pas organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Ditën e djeshme u intervistuan edhe 2 kandidatët e rinj në Gjykatë Kushtetuese, Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo. Sipas njoftimit për shtyp, “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpalli fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës”.
“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës si edhe listën përfundimtare të renditjes”, thuhet në njoftim.