Ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkodër i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një nga dosjeve më të përfolura dhe të trumbetuara me aq bujë në vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para të Forca e Ligjit.
Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e mbrojtesve Av. Arber Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, ne aplikim te gjykimit te shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e denimit dhe duke vendosur:
1. Safet Bajri deklarimin fajtor dhe denimin e tij përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
2. Ilir Bajri, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.
3. Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe dënimin me 3 vite burgim.
4. Ismet Idrizi,deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armëmbajtjes pa leje dhe dhukë e dënuar përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
5. Emrah Plaku, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale te Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.
Për shkak se ata janë arrestuar që në 2018, disa prej tyre janë lituar. Në burg është vetëm Ilir Bajri pasi po shqyrtohet kerkesa e italise për ta ekstraduar si dhe Safet Bajri për shkak se po vuan dënimin në Belgjikë.
Në përfundim të gjykimit të gjithë të pandehurve u janë shuajtur masat e sigurimit përkates, për shkak se koha e paraburgimit e vuajtur është e barabarte me kohën e dënimit.