Tiranë- Arrestohet një 22-vjeçar i dyshuar si autor i zjarrvënies së pemës para Kryeministrisë.
I riu Odise Xhelali është arrestuar nga forcat e policisë të Komisariatit numër 1, i cili dyshohet se në protestën e 9 dhjetorit dogji pemën para Kryeministrisë.
Shqipëria u përfshi në protesta pasive, për shkak të vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga ana e një efektivi policie. Protestat kanë qenë më masive në Tiranë ku, qindra njerëz u mblodhën në shesh në shenjë solidariteti për vdekjen e tij, por në disa momente kanë kaluar në të dhunshme.
Protestuesit për vrasjen e Klodian Rashës, pasi tentuan ta rrëzonin i kanë vënë flakën pemës së Krishtlindjes, e vendosur para derës hyrëse të godinës qeveritare. Protestuesit shfaqen të irrituar dhe mes turmës dëgjohen thirrjet: “Poshtë diktatura”, “hiqini kapelet” drejtuar policëve. Një prej tyre ishte edhe djegia e pemës së vitit të ri para Kryeministrisë.