Argjentinë– Kur ka kaluar pothuajse një muaj nga vdekja e Diego Armando Maradonës, tani kanë filluar zërat e parë në lidhje me rezultatet e autopsisë. Kështu e përditshmja argjentinase “Ole” ka publikuar disa detaje nga autopsia mbi trupin e “El Pibe D’oro”, ku ndër të tjera nënvizohet se nuk janë gjetur shenja alkooli apo droge, çka përjashton mundësinë që vdekja t’i jetë shkaktuar nga lëndë të tilla.
Analizat gjithashtu konfirmuan mungesën e ilaçeve për sëmundjet e zemrës, të cilat, nga ana tjetër, kishin gjurmë të ilaçeve psikotrope.
Sipas autopsisë, Maradona vdiq si rezultat i edemës akute të mushkërive, e shoqëruar me përkeqësimin e dështimit kronik të zemrës (zemra e Diegos kishte zgjeruar miokardiopatinë dhe peshonte 503 gram, gati dyfishin e asaj normale). Për më tepër, gjurmët e një cirroze të mundshme u gjetën brenda mëlçisë, ndërsa në veshka një nekrozë tubulare akute. Për fat të keq Diego nuk vdiq nga një vdekje e papritur, por pas një agonie në shtratin ku pushoi e cila zgjati nga gjashtë deri në tetë orë.