TIRANË– Këtë të mërkurë, 23 dhjetor Kuvendi mban seancën e fundit plenare për vitin 2020. Seanca parlamentare nisi me një ankesë të deputetit Kujtim Gjuzi se përse nuk ishte marrë në pyetje kërkesa e tij për interpelance me ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin Edi Rama. Përgjigjen ia dha kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili i tha se kërkesa ishte formuluar gabim, madje e ka quajtur anti Kushtetuese pyetjen drejtuar Ramës “se përse ke shkuar për vizitë te familja Rasha”. Një gjë e tillë është e patolerushme tha Ruçi, pasi askush nuk mund t’ia ndalojë as Ramës e asnjë qytetari se ku do të shkojë për ngushëllim.
Ndërkohë, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, teksa po raportonte punën për Institucionet e Pavarura, pati pakënaqësi për deklarata e disa prej krerëve të këtyre institucionet mbi deklaratat e bëra, veçanërisht gjatë protestës për Klodian Rashës. Ajo u drejtua duke thënë se “duhet të bëjnë punën sipas ligjit, në të kundërtën nëse kanë aspirata politike t’i drejtohen një partie politike e të garojnë në 25 prill.