Tiranë- Prokuroria ka pushuar hetimet për Albert dhe Seit Manahasën të arrestuar pak muaj më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan.
Albert dhe Seit Menahasa janë arrestuar më 28 korrik nga Policia e Elbasanit. Në një njoftim për mediat nga blutë e këtij qyteti bëhet me dije se babë e bir, akuzohen se janë autorët e ekzekutimit të Emiljano Ramazanit pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit.
Policia konfirmoi se janë gjetur provat që vërtetojnë se ata janë autorët e krimit. Po ashtu u gjet edhe armë që është qëlluar Ramazani.